Dëmtohet rruga pranë ures “Te Senikt” që lidh fshatrat Shtrubullovë-Korroticë e Ulët, njofton kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Reshjet dëmtojnë rrugën pranë urës “Te Senikt” në drejtimin Shtrubullovë – Korroticë e Ulët
Kërkohet kujdes i shtuar për qytetarët që qarkullojnë në rrugën Shtrubullovë – Korroticë e Ulët, është dëmtuar rruga dhe është e pakalueshme pranë urës “Te Senikt”.
Reshjet e dendura dhe vërshimet, kanë dëmtuar rrugën pranë urës që lidh këto dy fshatra.
Kërkohet kujdes nga qytetarët dhe të respektohen shiritët e ndalimit të kalimit në këtë segment rrugor.
Drejtoria e Emergjencave dhe Policia e Kosovës e kanë bërë kufizimin në rrugë me shirit parandalues pranë urës.
https://www.facebook.com/share/p/14RbxcGf4hE/?mibextid=wwXIfr






