Ramiz Lladrovci në tubimet zgjedhore në Abri dhe Tërdec, prezantoi pjesët e platformës “Për Drenasin Kampion” me ç’rast theksoi se qytetari i komunës së Drenasit voton me bindje, për vepra, për rezultate, me nder e dinjitet.
“Vazhdimi i qeverisjes së mirë është motivi ynë për qeverisje bashkë me qytetarët kampion, qeverisje me transparencë dhe llogaridhënie”, ka shkruar ai.
Postimi i z. Lladrovci në fb:
Qytetarët e Abrisë dhe Tërdecit ishin mikpritës të dy takimeve zgjedhore ku bashkë me kandidaten znj. Anjeza Kurtaj, z. Labinot Halilaj dhe kandidatët tjerë për Kuvendin e Komunës dhe me këtë rast shpalosëm disa nga 101 arsyet “Për Drenasin Kampion”.
Vazhdimi i qeverisjes së mirë është motivi ynë për qeverisje bashkë me qytetarët kampion, qeverisje me transparencë dhe llogaridhënie.
Zhvillimi i qëndrueshëm e gjithëpërfshirës ndër vite, me suksese të prekshme në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, shërbime publike, krijimi i vendeve të reja të punës, bujqësi dhe fushat tjera me barazi para ligjit, është puna jonë, është letërnjoftimi ynë për mandatin e ardhshëm.
Qytetari i komunës tonë, voton me bindje, për vepra, për rezultate, me nder e dinjitet, voton pse është zot në shtëpi të vet, me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”.
Faleminderit qytetarëve të pranishëm në tubimet zgjedhore, faleminderit për mikpritjen, debatin dhe gatishmërinë për fitoren tonë, më 12 Tetor.
Vazhdojmë edhe katër!
https://www.facebook.com/share/p/178AHm3PZk/?mibextid=wwXIfr