6.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Lladrovci: Qytetarët e komunës së Drenasit, padrejtësisht ndëshkohen nga papërgjegjësia e disa asamblistëve

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramoz Lladrovci ka thënë se qytetarët e kësaj komune, padrejtësisht po ndëshkohen nga papërgjegjësia e disa asamblistëve.

Lladrovci në Facebook ka shkruar se mosfunksionimi i Kuvendit të Drenasit, ka shkaktuar dëme të mëdha në projektet kapitale dhe me ndikim shumë negativ për performancën komunale 2024.

“Këto dëme, do të ndikojnë në cilësinë e jetës së qytetarëve me papërgjegjësinë e disa asamblistëve që e kanë bërë jofunksional Kuvendin e Drenasit, nga 6.6.2024”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Qytetarët e komunës së Drenasit, padrejtësisht ndëshkohen nga papërgjegjësia e disa asamblistëve

Mosfunksionimi i Kuvendit të Drenasit, ka shkaktuar dëme të mëdha në projektet kapitale dhe me ndikim shumë negativ për performancën komunale 2024. Këto dëme, do të ndikojnë në cilësinë e jetës së qytetarëve me papërgjegjësinë e disa asamblistëve që e kanë bërë jofunksional Kuvendin e Drenasit, nga 6.6.2024.

Komuna po pëson regres në infrastrukturë e zhvillim të projekteve, por edhe me Grantin e Performancës për vitin 2024, ku tashmë janë humbur mbi 2 milion euro. Për këtë periudhë që Kuvendi nuk ka mbajtur mbledhje, komuna ka humbur edhe kriterin minimal për kualifikim të raportimit në Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale për vitin 2024. Pra, jemi eliminuar tashmë nga gara për grant të performancës komunale për vitin 2024.

Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës të mbajtur më 29.3.2024, është miratuar vendimi për plotësim ndryshimin e Statutit të Komunës së Drenasit lidhur me emërtimin, kompetencat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, mirëpo nga MAPL është kthyer ligjshmëria për plotësim ndryshim e harmonizim dhe në mbledhjen e rregullt të 29.5.2024 anëtarët e Kuvendit nuk e kanë miratuar Rendin e ditës ku duhej bërë plotësim ndryshimi i këtij vendimi. Një ndër tri kriteret minimale të garës për grant është edhe rishqyrtimi i akteve të Kuvendit.

Dëmet nga mosfunksionimi i Kuvendit është mos mundësia e diskutimit të Raportit financiar 2024 (TM 2), mos mundësia e diskutimit të Raportit nga Zyra Kombëtare e Auditimit me Planin e Implementimit të Rekomandimeve. Pas përfundimit të dëgjimeve për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025-2027, Komuna është e obliguar që ta dërgojë në Kuvend për miratim, deri më 30 qershor. Korniza Afatmesme Buxhetore 2025-2027 (KAB) nuk është miratuar, raportimi për gjashtëmujorin e parë të vitit fiskal të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi – nuk është bërë.

Gjatë vitit, duhet të jenë të transmetuara live përmes uebit të komunës dhe rrjetit social së paku 11 mbledhje të rregullta të Kuvendit, deri tani kanë dështuar së paku katër mbledhje, si dhe tri dokumente strategjike të përfunduara nga Komuna dhe konsultimi publik, duhet të miratohen në Kuvend. Madje për diskutim është edhe raporti i performancës komunale që duhet të bëhet në Kuvend dhe sjell pikë për garën e grantit.

Këto janë vetëm disa nga kriteret e domosdoshme që sjellin pikë për garën e grantit të performancës komunale. Mos funksionimi i Kuvendit, komuna e Drenasit gjatë raportimit në Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale do të humbë 14 pikë në grantin e përgjithshëm si dhe kriterin minimal për garën e grantit.

Kuvendi me mos unitetin e vet, shkaktoi në fund të vitit 2022 dëmin në investime me vlerë mbi 6.3 milion euro dhe 5.600 metra katror hapësirë për nevojat e komunës. Projekti parashihej të përfundonte më 2025, me 300 vende të reja pune.

Kuvendi nuk e votoi as Listën paraprake të pronave për dhënien në shfrytëzim që është detyrim ligjor me votë “për” ose “kundër”, disa nga kompanitë janë të njohura në botë dhe kishin interesim të investonin në këto prona dhjetëra miliona euro në prodhim, pritej të krijoheshin mbi 1.000 vende të reja pune.

Nga vendimet përmbarimore, të dala nga kontratat kolektive sektoriale, nga Kategoria e shpenzimeve Paga dhe Shtesa, janë ekzekutuar 1,092,665.14 euro dhe nga buxheti i Investimeve Kapitale, 637,741.35 euro.

Përkundër që Komuna, nuk është palë e kontratave kolektive, por, sindikatat me ministritë përkatëse, këto detyrime me vendim Gjykatës ekzekutohen nga buxheti i Komunës. Nga vlerësimi i hershëm del se ndikimi në buxhet vetëm në Sektorin e Arsimit është mbi 3 milion euro, pa shpenzime të procedurave përmbarimore-gjyqësore.

Për komunën janë shkaktuar pasoja të mëdha. Në këtë fazë, për mungesë të funksionimit të Kuvendit të Drenasit, janë goditur projektet kapitale si në vijim:

Mjetet e bartura me vlerë 62,870.77 euro do të përdoreshin për rrugën Llapushnik – Berishë; Digjitalizimi i shkollës (softuer) ShMP “Fehmi Lladrovci”, vlera 60,000.00 euro; Kabinetet në ShFMU “Dëshmorët e Drenicës”, “Dëshmorët e Fortesës”, ShMP “Fehmi Lladrovci”, vlera 40,000.00 euro; Rregullimi i sistemit të ujitjes për Parkun e qytetit me gyp, vlera 50,000.00 euro; Asfaltimi i rrugëve dhe kubëzimi për Lagjet Drenasi I, II, III dhe IV, vlera 117,959.61 euro; Ndërtimi, zgjerimi dhe rekonstruktimi i rrugëve të asfaltuara, vlera 306,910.97, projekti për Personat me nevoja të veçanta me vlerë 230.000,00 euro, gjithsejtë vlera e këtyre projekteve është 867,741.35 euro.

Këto investime kapitale, nëse do të kishte vendim të Kuvendit Komunal, për rregullimin buxhetor, mund të riparoheshin. Mosfunksionimi i Kuvendit, për më keq, mund të ketë pasoja edhe për pagat e rregullta, në veçanti mund të shkaktohen dëmet për buxhetin e vitit 2025.

Qytetarët, sërish, mund ta shohin në vepër papërgjegjësinë e disa asamblistëve, prandaj, do vlerësuar punën dhe njëherësh duke mbajtur përgjegjës cilindo që kontribuoi për dëmet te projektet kapitale në komunën tonë për këtë vit dhe humbjen e së paku 2 milion eurove për vitin 2025.

Dua të falënderoj asamblistët të cilët qëndruan në anën e interesit qytetar, mandatit dhe përgjegjësisë që kanë marrë. Qytetarët dhe të gjithë asamblistët i siguroj se nuk do të nënshtrohem para keqbërësve as shantazhuesve të cilët duke dashur të më bëjnë dëm mua, po i bëjnë dëm qytetarit dhe komunës në favor të grupeve të interesit jashtë komunës së Drenasit.

Me nderime,
Ramiz Lladrovci

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit