9.7 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit kanë besë Abelard!

- Advertisement -

Në një opinion të shkurtër, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se “deri sonte, jam vënë në dijeni për tentimin e shtatë për të thyer asambliste e asamblistë, pa sukses”.

Opinioni i plotë i tij:

Qytetarët e Drenasit kanë besë Abelard!

Përpjekje të kota për ta ndalur fitoren “Për Drenasin Kampion”. Merrni frymë thellë e pini ujë të ftohtë, mashtrimet me poste e favore po marrin fund, 12 Tetori erdhi me 101 të mira.

Goditjet i kemi pritur, sepse ju njohim, në fushata me numra të përkohshëm jepni premtime si babadimri, posa përfundojnë ato, vjen mesazhi “numri që keni kërkuar nuk ekziston”. Nuk e kam besuar se bini kaq poshtë, por, ju e dini pse meritoni të jeni kaq poshtë.

Lista e asamblistëve për Kuvendin e Komunës “Për Drenasin Kampion”, përbëhet nga vajza e djem, gra e burra me integritet e dinjitet, me cilësi individuale e familjare, me vlera profesionale dhe atdhetare.

Qytetarët e zemrës së Kosovës as shiten, as blihen. Deri sonte, jam vënë në dijeni për tentimin e shtatë për të thyer asambliste e asamblistë, pa sukses.

Në kalanë e Drenasit, në bastionin kampion, nuk mund të grabitni, këtu ka rregulla edhe morale, edhe patriotike, edhe të besës.

101 arsye “Për Drenasin Kampion”, vazhdojmë edhe katër!

https://www.facebook.com/share/p/18VagBZpDJ/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit