Lladrovci: Pyes veten nëse kjo mendësi politike do të merrte ndonjëherë vendime të mëdha

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar çështjen e fundit në vend, ajo e zgjedhjeve të parakohshme duke thënë se pozita dhe opozita kanë faj.

Ai përmes një njoftimi në rrjete sociale tha se kjo mendësi politike a do të mund të merrte vendime të mëdha.

“Mielli i pozitës e opozitës e prodhuan këtë bukë. Po çuditem me këtë gjendje dhe pyes veten nëse kjo mendësi politike do të merrte ndonjëherë vendime të mëdha, si për shembull vendimin për rezistencën e armatosur, vendimin për çlirim, aleancën me NATO-n apo vendimin për shpalljen e Pavarësisë”, tha Lladrovci.

Të ngjashme

Të fundit