Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e Ditës së çlirimit të komunës, ka dhënë mirënjohje për të gjitha familjet e dëshmorëve.
Ai me këtë rast ka kërkuar që nëse dikush ka vërejtje apo nuk është përfshirë në listë, të deklarohet.
Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:
Të nderuara Familje të dëshmorëve,
Sot, shumica e mirënjohjeve për Familjet e dëshmorëve janë dorëzuar në shtëpi nga drejtorët e shkollave dhe besoj shpejtë, do të shpërndahen të gjitha, edhe për familjet që jetojnë jashtë komunës së Drenasit.
Mirënjohjet janë dedikuar për Familjet e dëshmorëve me rastin e Ditës së çlirimit të Drenasit, sipas listës që posedojmë. Çdo vërejtje apo ndonjë mungesë në listë, paraprakisht kërkojmë falje dhe na njoftoni për ta plotësuar listën.
Me nderime,
Ramiz Lladrovci
https://www.facebook.com/share/p/1MMeLpgKma/?mibextid=wwXIfr