24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Lladrovci publikon foto me shokë nga pritja e vendimeve të Rambujesë

- Advertisement -

Sot, Ramiz Lladrovci ka publikuar foto gjatë mbajtjes së Konferencës së Rambujesë, me shokë, me ç’rast ka vlerësuar unitetin e delegacionit të Kosovës, raporton Scanner.

“Uniteti prodhoi efekte të cilat do ta arsyetojnë luftën tonë çlirimtare si domosdo për ta fituar lirinë dhe pavarësinë”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Foto me shokë në Rambuje, duke pritur vendimet për të ardhmen e Republikës së Kosovës.

Në Kështjellën e Rambujesë u konfirmua uniteti i Delegacionit tonë, si asnjë herë më parë në histori. Uniteti prodhoi efekte të cilat do ta arsyetojnë luftën tonë çlirimtare si domosdo për ta fituar lirinë dhe pavarësinë.

Në foto, jam me Bilall Sherifin, Sabri Kiçmarin, Ramë Vaten, Fetah Podvoricën, vëllain e Halil Krasniqit nga Maqiteva dhe Avdyl Hima në prapavijë. Rama dhe Fetahu në atë kohë ishin duke magjistruar dhe doktoruar në Francë.

Respekt për fotot, miku im, Ramë!

https://www.facebook.com/share/p/4f3VkXHUY91Y12ot/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit