4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Lladrovci: Pse gjithë ky yrysh kundër mediave?

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se nuk mund të mbyllet Klan Kosova.

Lladrovci thotë se Klan Kosova, si medium ka luajtur një rol të madh në emancipimin e qytetarëve, duke u marrë me problemet dhe me sfidat e tyre.

I pari i Drenasit, thotë se mediat kanë mbrojtje ligjore dhe bazë të mjaftueshme për të vazhduar punën, transmeton Klankosvoa.tv.

“Nuk dua të besoj se loja me opinionin bëhet për ta mbuluar një skandal me një skandal më të madh. Pse gjithë ky yrysh kundër mediave? Klan Kosova si medium, luajti rol të madh në emancipimin e qytetarëve, ishte medium i cili printe me lajmet e para kushtuar problemeve të njerëzve të zakonshëm, qytetarëve dhe sfidave të tyre”, shkroi Lladrovci.

“Është e sigurt se Klan Kosova nuk mund të mbyllet. Mediat kanë mbrojtje ligjore dhe bazë të mjaftueshme për të vazhduar punën, por, pyetja themelore është në cilën llogari po shkon mesazhi që del nga kjo tollovi e cila Kosovën e shpall shtet autoritar e jodemokratik”.

“Imazhi se Kosova barazohet me shtetet diktatoriale është i dëmshëm. Kosova ka Kushtetutë e ligje që mbrojnë fjalën e lirë dhe mund të korrigjohen gabimet administrative pa masa brutale. Më alarmant është importi vjetor i mallrave me vlerë rreth 400 milionë euro nga Serbia, ikja e të rinjve, mungesa e perspektivës, raportet me Amerikën, sanksionet dhe humbja e 500 milionëve, imazhi i Republikës së Kosovës…”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit