0.6 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Lladrovci priti Komisioneren për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku: Transparenca është baza e qeverisjes demokratike

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, Drejtoren e Përgjithshme, znj. Lumnije Demi dhe znj. Nita Zeqiri.

E falënderova Komisioneren për përkushtimin e Agjencisë, si krah i fortë i zbatimit të ligjshmërisë, dhe theksova se planifikojmë ta bëjmë digjitalizimin e komunës, për të avancuar transparencën, sigurinë dhe informimin e qytetarëve të komunës tonë dhe më gjerë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sot, me kënaqësi, takova Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, Drejtoren e Përgjithshme, znj. Lumnije Demi dhe znj. Nita Zeqiri, me ç’rast diskutuam për arritjet dhe sfidat e sigurimit të mbrojtjes së të dhënave personale në komunë.
Në takim morën pjesë edhe zyrtarët e komunës të cilët kanë të bëjnë me komunikimin publik dhe çështjet që lidhen me sigurinë e të dhënave personale.
Znj. Sogojeva-Dërmaku, ofroi bashkëpunimin e plotë për realizimin e objektivave të përbashkëta, në kuadër të kornizës ligjore, duke theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer të deritashëm, në mes të Agjencisë dhe Komunës së Drenasit.
E falënderova Komisioneren për përkushtimin e Agjencisë, si krah i fortë i zbatimit të ligjshmërisë, dhe theksova se planifikojmë ta bëjmë digjitalizimin e komunës, për të avancuar transparencën, sigurinë dhe informimin e qytetarëve të komunës tonë dhe më gjerë.
Po ashtu, theksova nivelin maksimal të transparencës, gatishmërinë e ofrimit të qasjes në dokumente zyrtare për qytetarët, qasjen për mediat dhe palët e interesuara, duke potencuar ankesat tona pranë KMShK, si dhe vonesat rreth trajtimit të shpifjeve.
Transparenca është baza e qeverisjes demokratike, privatësia e qytetarit, ruajtja dhe mbrojtja e të dhënave të qytetarëve, është obligim yni dhe qëndrojmë fort pas kësaj. Faleminderit!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0ciPJJj2iEyYnWvePpUxhetJPXyupDMHghYuU8BJHhoYef7gdLMvpiXxzQKVbSKqul&id=1653723698&mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit