Sipas rezultateve të deritanishme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i pavarur Ramiz Lladrovci po udhëheq garën për kryetar të komunës së Drenasit me 53.22%.
Në vendin e dytë renditet kandidati i Partisë Demokratike, Petrit Hajdari, me 36.80% të votave.
Ndërkohë, Ajvaz Berisha nga Bashkimi Demokratik ka marrë 4.75%, ndërsa kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Egzona Tërdevci, ka arritur 2.66%.
Deri në orën 20:29, janë numëruar 2,253 vota, që përfaqësojnë 3.93% të votuesve.
