Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka pritur në takim, zv. Komandantin e KFOR-it, Gjeneral brigade, z. Federico Bernacca, me ç’rast ai e ka falënderuar Gjeneralin për bashkëpunimin e deritashëm, raporton Scanner.
“Ne kemi kaluar një kohë të vështirë dhe përkrahja e KFOR-it dhe institucioneve tjera mike në Kosovë, ishin thelbësore për të arritur deri këtu që Kosova të jetë storje e suksesit tonë të përbashkët”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Sot, kam qenë i nderuar me takimin e zhvilluar në komunë, me zv. Komandantin e KFOR-it, Gjeneral brigade, Federico Bernacca dhe bashkëpunëtorët, me ç’rast i shpreha falënderim të sinqertë për përkrahjen dhe bashkëpunimin e ofruar nga dita e parë e pranisë së KFOR-it në Kosovë.
Këtë falënderim e shpreha edhe si kryetar i komunës, edhe në emrin e qytetarëve dhe emrin tim personal, sepse, KFOR-i krahas sigurisë për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës ka ofruar përkrahje edhe në komunitet.
Gjenerali Bernacca më falënderoi për bashkëpunim, duke potencuar se ky bashkëpunim është thelbësor për misionin e përbashkët, paqen, mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve.
Ne kemi kaluar një kohë të vështirë dhe përkrahja e KFOR-it dhe institucioneve tjera mike në Kosovë, ishin thelbësore për të arritur deri këtu që Kosova të jetë storje e suksesit tonë të përbashkët.
Në fund të takimit, pranova dhuratën e Komandës së KFOR-it, ndërsa unë ia dhurova medaljonin e punuar nga duart e arta të grave të Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave.
https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=10229586788528072&id=1653723698&mibextid=WC7FNe