Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në takim një mysafir të veçantë, vëllain e madh të Kadri Veselit, Ismetin, me të cilin ka diskutuar për sfidat e sotshme, njëherësh, pritshmëritë në Republikën e Kosovës.
Z. Lladrovci ka shkruar se “e ritheksova se njohja me Kadriun, nga dita e parë në kohë ilegaliteti e deri më sot, është e ndërthurur me situata që mbahen mend, që i kujtoj me nderim por edhe situata të përbashkëta të dhimbjes krenare”, shkruan GazetaScamner.
Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:
Sot pata një mysafir të veçantë, mysafir që së bashku, me emocione, përkujtuam disa nga episode e së kaluarës tonë. Me Ismetin, vëllain e madh të Kadri Veselit, diskutuam për sfidat e sotme, njëherësh, pritshmëritë në Republikën tonë.
Unë e ritheksova se njohja me Kadriun, nga dita e parë në kohë ilegaliteti e deri më sot, është e ndërthurur me situata që mbahen mend, që i kujtoj me nderim por edhe situata të përbashkëta të dhimbjes krenare.
Shprehëm po ashtu bindjen e përbashkët se ky gjyq i padrejtë duhet të përfundojë sa më shpejt dhe udhëheqësit tanë të kthehen në shtëpi faqebardhë, pranë familjeve, sepse, i mungojnë edhe familjeve edhe Kosovës.
Faleminderit për vizitën Ismet. Ata që kanë dhënë një herë për atdheun, japin çdo herë. Historia disa familjeve ua ka mësuar derën!