11.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Lladrovci pret në takim Kolonelin Özgenc me bashkëpunëtorë

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot në takim, Kolonelin Özgür Özgenc, KFOR, RC-E, me bashkëpunëtorë, ku u diskutua për arritjet dhe sfidat e komunës dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me KFOR-in.

“Paqja dhe siguria e të gjithë qytetarëve është thelbësore jo vetëm për neve në Kosovë por për tërë rajonin. Puna jonë për krijimin e mirëqenies së qytetarëve pa dallim, është pjesë e fuqizimit të paqes dhe sigurisë”, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi i tij në rrjetin social:

Takimi me zv. Komandantin e KFOR-it, RC-E, kolonelin dhe bashkëpunëtorët e tij, ishte shumë i këndshëm me ç’rast diskutuam për arritjet dhe sfidat e komunës tonë, bashkëpunimin e shkëlqyer me KFOR-in.

Paqja dhe siguria e të gjithë qytetarëve është thelbësore jo vetëm për neve në Kosovë por për tërë rajonin. Puna jonë për krijimin e mirëqenies së qytetarëve pa dallim, është pjesë e fuqizimit të paqes dhe sigurisë.

Zv. Komandantin Özgenc e falënderova për vizitën e tij me bashkëpunëtorë dhe ia dhurova dy dhurata simbolike të Qendrës për të Drejtat e Grave, si dhe i shpreha ngushëllime për viktimat e tërmetit katastrofal duke cekur se kemi bashkëndjerë dhimbjen e madhe me popullin turk dhe sirian.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit