Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Borut Blaj, me të cilin ka diskutuar për mundësitë për bashkëpunimin me interes të ndërsjellë me pushtetin lokal në Slloveni dhe mundësitë për firmat sllovene dhe të bërë biznes në Drenas.
Postimi i z. Lladrovci:
I nderuar të pres në takim, Sh.T.Z. Borut Blaj, ambasador i Sllovenisë, bashkë me ministren këshilltare, znj. Milena Radenkoviq, në vizitën e parë të tij në një komunë, nga marrja e detyrës në vendin tonë.
Në takim, theksova arritjet dhe sfidat tona, njëherësh, theksova mundësitë për bashkëpunimin me interes të ndërsjellë me pushtetin lokal në Slloveni dhe mundësitë për firmat sllovene dhe të bërë biznes në komunën tonë.
Jemi të nderuar me përkrahjen dhe miqësinë që na kanë ofruar institucionet dhe qytetarët slloven dhe është dëshmi për të fuqizuar bashkëpunimin sot dhe në të ardhmen. Faleminderit Ambasador Blaj!
https://www.facebook.com/share/p/15qRuYyJRQ/?mibextid=wwXIfr






