Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur investitorët potencialë në fushën e energjisë, nga kompania TDI, të prirë nga z. Nadam.
Komuna e Drenasit, disponon mundësi të mira për investitorët dhe është e përkushtuar për të krijuar klimë sa më pozitive për investitorët, ka theksuar Lladrovci.
Deklarata e plotë e Lladrovcit:
Energjia si çështje me prioritet në ekonominë e vendit ka zgjuar interesim të investitorëve për të parë mundësitë që ofron komuna e Drenasit. Sot, këto çështje i diskutuam me Dror Nadam, nga TDI Renewables, Iftach Ben Shlomo dhe Fatmir Mujën. Kompania TDI është e specializuar për energjinë e erës dhe energjinë solare, e shtrirë në disa shtete.
Mysafirët i falënderova për takimin dhe theksova përparësitë e investimeve në komunën e Drenasit, resurset dhe mundësitë që ofron komuna si dhe lehtësirat e të bërit biznes. Energjia është fushë që ofron mundësi të mira për investitorët, ekonominë e vendit dhe punësimin e të rinjve tanë.
Komuna e Drenasit, disponon mundësi të mira për investitorët dhe është e përkushtuar për të krijuar klimë sa më pozitive për investitorët!