Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot përfaqësuesit e kompanisë “Frida’s Farm”, të interesuar për investime në lëmin e shpeztarisë, raporton Scanner.
Komuna e Drenasit ofron kushte e lehtësira maksimale për të zhvilluar biznesin, në veçanti ato prodhuese me ç’rast krijohen edhe vendet e reja të punës, ka theksuar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Sot, prita në takim znj. Nicole Kuerten dhe z. Lirim Destani, përfaqësues të kompanisë “Frida’s Farm”, me bashkëpunëtorë që shfaqën interesim për të investuar në komunën e Drenasit. Mysafirët prezantuan projektin duke theksuar rëndësinë e tij, investimet dhe realizimin.
Komuna e Drenasit ofron kushte e lehtësira maksimale për të zhvilluar biznesin, në veçanti ato prodhuese me ç’rast krijohen edhe vendet e reja të punës.
Interesimi i investitorëve të sotëm ishte në lëmin e shpeztarisë, veprimtari e nevojshme për tregun tonë dhe më gjerë. Ne i ofruam gjithë mbështetjen tonë, me përgëzime për punën e mëtejme për tu kurorëzuar me sukses kjo ide.
https://www.instagram.com/p/CsWhpATtYI4/