23.3 C
New York
Sunday, October 5, 2025

Buy now

Lladrovci: Premtoj qeverisje kampion, punë, projekte për qytetarët dinjtoz e krenarë

- Advertisement -

Ramiz Lladrovci në takim me qytetarët e Drenasi I, bashkë me kandidatët për Kuvend të Listës “Për Drenasin Kampion”, ka premtuar se ofron qeverisje kampion në nivel nacional, punë, projekte për kushte sa më të mira, për qytetarët dinjtoz e krenarë.

Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:

Me qytetarët e Drenasi I, në Shkollën “Rasim Kiçina”, bashkë me Alban Lekun, Anjeza Kurtajn, Ekrem Elshanin, Burbuqe Istogu Hoxha dhe kandidatët tjerë të Listës “Për Drenasin Kampion”, diskutuam për arritjet dhe sfidat e pushtetit lokal në komunën tonë.

Pjesëmarrja masive, tregon se puna që është bërë dhe platforma jonë për mandatin e ardhshëm, ka zënë vend te qytetarët e Drenasit, te qytetarët kampionë të cilët janë dëshmitarë të punës, përkushtimit dhe performancës së shkëlqyer.

Ne nuk mashtrojmë me favore e drejtori, nuk premtojmë toka, prona të paligjshme dhe restorane, nuk premtojmë shpërblime me vende të punës dhe emërime të fushatave, ne premtojmë qeverisje kampion në nivel nacional, punë, projekte për kushte sa më të mira, për qytetarët dinjtoz e krenarë të Drenasit, zemra e Kosovës.

Me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, vazhdojmë edhe katër!

https://www.facebook.com/share/p/19nTvDZv1f/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit