13.5 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Lladrovci përkujton tre dëshmorët e 31 janarit 1990

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përkujtuar tre dëshmorët e rënë në demonstratën e 31 janarit të vitit 1990.

Lladrovci ka shkruar se “ajo ditë mbetet e paharruar për mua dhe shumë familje të cilat mbeten pa më të dashurit e tyre si dhe dhjetëra të plagosur të komunës tonë gjatë ballafaqimit me forcat speciale serbe”.

Postimi i plotë në rrjetin social instagram:

Para 33 vitesh, në Drenas ishte ditë e zgjimit të mllefit popullor kundër okupimit serb. Ajo ditë mbetet e paharruar për mua dhe shumë familje të cilat mbeten pa më të dashurit e tyre si dhe dhjetëra të plagosur të komunës tonë gjatë ballafaqimit me forcat speciale serbe.

Me bashkëpunëtorë, në emrin tim dhe të komunës së Drenasit, vendosem buqeta me lule, kemi bërë homazhe dhe përkujtuam tre dëshmorët e rënë në vitin 1990, Enver e Shani Morinën dhe Sahit Shalën, në vendin e rënies si dhe pranë varreve të tyre në Krajkovë, Çikatovë të Vjetër dhe lagjen Avdyli të Dobroshecit.

I paharruar është kujtimi për dëshmorët e kombit Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit