Me rastin e 14 vjetorit të kalimit në amshim të Gjeneral Shaban Shalës, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me familjarë e bashkëluftëtarë, ka nderuar kujtimin për të, duke shkruar se “Ai ishte dalëzotës i orëve të para dhe jeta e tij u lidh pashkëputshëm me idealin e lirisë, me çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës”.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Bashkë me familjarë, personalitete të shquara atdhetare e politike, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, me nderime dhe buqeta me lule pranë Memorialit, kemi nderuar Gjeneralin Shaban Shala, me rastin e katërmbëdhjetë vjetorit të kalimit në amshim.
Jeta dhe vepra e tij janë trashëgimi e çmuar për familjen Shala, për Drenasin dhe krejt kombin. Ai ishte dalëzotës i orëve të para dhe jeta e tij u lidh pashkëputshëm me idealin e lirisë, me çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës.
Kujtimi për të do të jetë i përjetshëm. Lavdi jetës dhe veprës së Gjeneralit Shaban Shala!
https://www.facebook.com/share/p/17hfeTbV5W/?mibextid=wwXIfr






