Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar mësuesin dëshmor, Jahir Lladrovci.
Historia e lirisë tonë, ka emra, ngjarje, gjenerata dhe epokë, ku Mësuesi Jahir, ishte kontribuues i madh i arsimit deri në luftën çlirimtare duke përcjellur traditën arsimore atdhetare të gjeneratës së mësuesit hero Fazli Grajçevci dhe me kontribut të veçantë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Në përvjetorin e rënies në altarin e lirisë të mësuesit dëshmor, Jahir Lladrovci, bashkë me birin e tij, Mehmetin, Kolonel i FSK-së dhe bashkëluftëtarë, kemi bërë homazhe në Memorialin e dëshmorëve në Gllanasellë.
Historia e lirisë tonë, ka emra, ngjarje, gjenerata dhe epokë, ku Mësuesi Jahir, ishte kontribuues i madh i arsimit deri në luftën çlirimtare duke përcjellur traditën arsimore atdhetare të gjeneratës së mësuesit hero Fazli Grajçevci dhe me kontribut të veçantë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Sot, me nderim, u përkulëm para jetës dhe veprës së Mësuesit Jahir, axhës tim, duke qenë të bindur se me punën tonë po i kontribuojmë idealeve të dëshmorëve tanë për fuqizimin e shtetit, ligjit dhe barazisë para ligjit.
Lavdi jetës dhe veprës së mësuesit dëshmor Jahir Lladrovci!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
https://instagram.com/p/CrObpn0NdiK/