9.3 C
New York
Friday, February 28, 2025

Buy now

Lladrovci përkujton Likoshanin dhe Çirezin: Lufta jonë çlirimtare po merrte drejtim të luftës frontale kundër forcave okupatore serbe

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar masakrën e forcave serbe kundër qytetarëve duarthatë shqiptarë në Likoshan dhe Çirez, me ç’rast ka deklaruar se “ajo ditë, do të ishte dita e kthesës, sepse lufta jonë çlirimtare po merrte drejtim të luftës frontale kundër forcave okupatore serbe”.

Është kjo zemra e Drenicës e cila okupatorëve u doli ballë për ballë, është kjo zonë e mirënjohur e rezistencës, qëndresës dhe krenarisë tonë, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:

Në përvjetorin e masakrës në Likoshan dhe Çirez, bashkë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, me familjarë të dëshmorëve e martirëve, qytetarë e bashkëpunëtorë, vendosëm kurora me lule dhe homazhe shprehëm nderim për dëshmorët dhe martirët e 28 shkurtit të vitit 1998.
Te Lisat gjashtënjakë, 16 pjesëtarë të UÇK-së sulmuan forcat serbe ku u vranë katër pjesëtarë të forcave okupatore. Ushtria serbe e filluan hakmarrjen me dhjetëra tanke e helikopterë, duke masakruar 24 qytetarë duarthatë, fëmijë, gra e pleq.
Ajo ditë, do të ishte dita e kthesës, sepse lufta jonë çlirimtare po merrte drejtim të luftës frontale kundër forcave okupatore serbe.
Pas krimeve në Likoshan e Çirez, ushtria gjakatare serbe do të vërsulej disa ditë më vonë mbi kalanë e pamposhtur të Komandantit legjendar, Adem Jasharit, në Prekazin heroik.
Është kjo zemra e Drenicës e cila okupatorëve u doli ballë për ballë, është kjo zonë e mirënjohur e rezistencës, qëndresës dhe krenarisë tonë.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit e Çirezit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://www.facebook.com/share/p/1YCjaNDdxX/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit