Në përvjetorin e rënies heroike të Imer Alushanit-Vogëlushi, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lartë heroizmin e tij të zhvilluar në Grykën e Llapushnikut.
“Përvjetori i rënies së Imer Alushanit-Vogëlushit, është datë e dhimbshme e kujtesës për historinë e re të Kosovës, datë kur një vigan i çlirimit të vendit, në Grykën e Llapushnikut, te Gradina, bie heroikisht në fushën e nderit”, ka shkruar Lladrovci.
Gryka e Llapushnikut, ku në ballë gjendej Vogëlushi, ka cekur Lladrovci, për tre muaj mbeti e pathyeshme, para forcave ushtarake serbe, për të mbetur përgjithmonë histori krenarie dhe kontribut i jashtëzakonshëm për kombin.
Përgjithmonë mirënjohës për heroizmin e Imer Alushanit-Vogëlushit!
Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shkruar në fund Lladrovci.
https://www.facebook.com/share/guAtwncpLxDoGywm/?mibextid=WC7FNe