Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar dy heronj të kombit, Ilir Konushevcin dhe dr. Hazir Malën, me rastin e përvjetorit të rënies në altarin e lirisë, raporton Scanner.
“Përvoja e Ilirit në aksionet kundër pushtuesit, njohja e terrenit ndërshqiptar dhe vendosmëria e tij për aksione, e bënë atë një nga kontribuesit më të mëdhenj të furnizimit me armë”, ka deklaruar Lladrovci.
Postimi i plotë i tij në fb:
Organizimi kundër pushtetit okupator, në fillim të viteve ’90, kishte avancuar me përfshirjen e djemve më të mirë të kombit si Ilir Konushevci.
Iliri i takonte radhëve të para në aksionet kundër postblloqeve të policisë serbe, bashkë me guximtarët nga radhët e djalërisë shqiptare që punonte me të gjitha format për çlirim dhe në fuqizimin e UÇK-së në Llap dhe krejt Kosovën.
Përvoja e Ilirit në aksionet kundër pushtuesit, njohja e terrenit ndërshqiptar dhe vendosmëria e tij për aksione, e bënë atë një nga kontribuesit më të mëdhenj të furnizimit me armë, para Epopesë së Jasharajve e deri në rënien heroike, bashkë me dr. Hazir Malën, më 9 maj 1998.
Përkushtimi atdhetar dhe heroizmi i Ilir Konushevcit dhe Dr. Hazir Malës, janë ndër faqet më të ndritura të historisë sonë të re.
Lavdi e përjetshme për heronjtë e kombit, Ilir Konushevci dhe dr. Hazir Mala!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0FsgET9crBao5kLZWK7Ucs9gfj91M4haKUmQinyXaQiPnPRt1yfsRgTVTLs1bcfnrl&id=1653723698&mibextid=WC7FNe