6.7 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Lladrovci përkujton heronjtë e 17 Janarit, Jusufin, Kadriun e Bardhoshin: Idealet e tyre nuk arriti t’i vras askush

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e 40 vjetorit të vrasjes së heronjve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka nga ish regjimi jugosllav, i ka përkujtuar në rrjetin social, duke theksuar se “kjo ishte goditje e madhe për kombin tonë, sepse goditeshin vizionarët, njëherësh ideologët e spikatur për çlirim nga okupatori serb”.

Shkrimet, veprimtaria atdhetare dhe organizative si dhe përkushtimi atdhetar i Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, kishin marrë rrugë të pakthyeshme në mesin e atdhetarëve dhe kombit tonë, andaj, vrasja e tyre, solli një nivel tjetër të organizimit. U bë organizim edhe më i fortë, edhe më i fuqishëm. Ata arritën t’i vrasin fizikisht, por, idetë e tyre, vrulli dhe përkushtimi, do të jehonte thellë në zemrën e çdo atdhetari, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Janari për atdhetarët e përkushtuar, si vijim i rezistencës së viteve vitit 1945 e këndej, do të jetë i rëndë. Më 17 janar 1982, në një qytezë afër Shtutgartit, u vranë në pritë, heronjtë e kombit, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Kjo ishte goditje e madhe për kombin tonë, sepse goditeshin vizionarët, njëherësh ideologët e spikatur për çlirim nga okupatori serb.


Me këtë goditje ndaj tre heronjve, ish regjimi jugosllav, synonte paralizimin e aktiviteteve tona kundër pushtimit, të shuante rezistencën, të shuante çdo zë për çlirim dhe çdo potencial organizativ. Madje, kështu, ish regjimi synonte të mbillte përçarje dhe armiqësi që do ta pamundësonin rezistencën dhe luftën tonë të drejtë.
Shkrimet, veprimtaria atdhetare dhe organizative si dhe përkushtimi atdhetar i Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, kishin marrë rrugë të pakthyeshme në mesin e atdhetarëve dhe kombit tonë, andaj, vrasja e tyre, solli një nivel tjetër të organizimit. U bë organizim edhe më gjithëpërfshirës, edhe më i fuqishëm. Ata arritën t’i vrasin fizikisht, por, idetë e tyre, vrulli dhe përkushtimi, do të jehonte thellë në zemrën e çdo atdhetari. Idealet e tyre, nuk arriti t’i vras askush.
Ata u bënë flakadan lirie për gjeneratën që ecte gjurmëve të tyre dhe ishte e gatshme të sakrifikohej për liri. Ata u bënë shembull në mendjen e veprimtarëve atdhetarë, kudo ndodheshin. Ata, u bënë pjesë e idealeve më të pastra atdhetare si jetohet, si punohet dhe si vdes për atdhe. Pjesëtarët e UÇK-së, me krenari shprehën nderimin më të sinqertë duke emërtuar edhe brigadat e UÇK-së me emrin e tyre.
Sot, qytetarët e Republikës së Kosovës, nëpërmjet institucioneve qendrore e lokale dhe të gjithë ne që u përkushtuam në rrugën e çlirimit, i shprehim mirënjohje të thellë jetës dhe veprës së heronjve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, me zotimin se do të punojmë çdo ditë e më shumë për të lartësuar atdheun tonë, kombin tonë.
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës atdhetare të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit!
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit