26.9 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

Lladrovci përkujton heroin Mujë Krasniqin me bashkëluftëtarët: Janë shembull e vlerë për brezat!

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, ish Komandantin dhe heroin Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarët.

“Jeta dhe vepra e Mujë Krasniqit me bashkëluftëtarët, është shembull e vlerë për brezat, për përkushtimin e jashtëzakonshëm atdhetar dhe për vendosmërinë e çlirimtarëve për liri”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Në përvjetorin e rënies në altarin e lirisë te Likenet e Hasit, kujtojmë me nderim ish komandantin e “Brigadës 113” të Zonës Operative të Drenicës dhe heroin e kombit, Mujë Krasniqin me 41 bashkëluftëtarët e tij.

Jeta dhe vepra e Mujë Krasniqit me bashkëluftëtarët, është shembull e vlerë për brezat, për përkushtimin e jashtëzakonshëm atdhetar dhe për vendosmërinë e çlirimtarëve për liri.

Para 25 viteve, te kufiri që ndante shqiptarët, u përjetësuan në histori: Mujë Krasniqi, Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Ali Krasniqi, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Beqir Gashi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Luljeta Shala, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Rifat Mziu, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini, Hazir Kryeziu, Qenë Qenaj, Xhevat Thaqi dhe Avni Kutllovci.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi heroit Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij!

https://www.facebook.com/photo?fbid=122114411456122814&set=a.122107474634122814

Të ngjashme

Të fundit