Me rastin e përvjetorit të rënies në altarin e lirisë, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar tre heronjtë e kombit, Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.
Postimi i tij në rrjetin social:
Zahiri, Hakifi dhe Edmondi, do të kujtohen e nderohen përgjithmonë si legjenda të luftës tonë çlirimtare, flakadan në rrugën e nderit, rrugës së atdhetarëve më të spikatur e dalëzotës të kombit.
Në këtë përvjetor dhe gjithmonë, do t’i kujtojmë dhe nderojmë!
Lavdi e përjetshme për heronjtë e kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!