![Lladrovci përkujton dëshmorin Osman Gjoka në 25 vjetorin e rënies Lladrovci përkujton dëshmorin Osman Gjoka në 25 vjetorin e rënies](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/04/FB_IMG_1712603472880.jpg)
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me bashkëpunëtorë, familjarë të dëshmorëve e qytetar, në Terstenik, ka përkujtuar dëshmorin Osman Gjoka.
Përkushtimi atdhetar i dëshmorit Osman Gjoka, në veçanti gjatë luftës tonë, i rreshtuar në njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të mbetet në kujtesën tonë dhe shembull për breza se si duhet atdheu, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i tij në fb:
Sot, në Terstenik, me familjarë të dëshmorëve, bashkëpunëtorë e qytetarë, kemi bërë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta pranë memorialit të dëshmorit Osman Gjoka, me rastin e 25 vjetorit të flijimit për atdhe.
Përkushtimi atdhetar i dëshmorit Osman Gjoka, në veçanti gjatë luftës tonë, i rreshtuar në njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të mbetet në kujtesën tonë dhe shembull për breza se si duhet atdheu.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi e përjetshme dëshmorit Osman Gjoka!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!