Kryetari i komunës së Drenasit, mori pjesënë homazhe dhe vendosi buqeta me lule te Memoriali i dëshmorëve në Trëstenik dhe Negroc, me ç’rast ka deklaruar se aty është një pjesë e historisë tonë të re, asaj historie e cila sot na bën krenar dhe jep vullnet për punë në shërbim të qytetarëve.
Lladrovci ka theksuar se “Kujtimi dhe respekti për dëshmorët dhe martirët e kombit, do të mbetet i përjetshëm në zemrat tona, i përjetësuar edhe në faqet më të ndritura të historisë”.
Postimi i plotë:
Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve, në fshatrat Tërstenik dhe Negroc, me familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të UÇK-së dhe qytetarë, kemi bërë homazhe dhe vendosëm buqeta me lule për të përkujtuar dëshmorët dhe martirët e këtyre zonave.
Në Kompleksin Memorial “Pëllumbat e Lirisë”, në Negroc dhe në Tërstenik, është një pjesë e historisë tonë të re, asaj historie e cila sot na bën krenar dhe jep vullnet për punë në shërbim të qytetarëve, për të përmbushur idealet e atyre që dhanë më të shtrenjtën për çlirimin e Kosovës.
Kujtimi dhe respekti për dëshmorët dhe martirët e kombit, do të mbetet i përjetshëm në zemrat tona, i përjetësuar edhe në faqet më të ndritura të historisë, si pjesë e pandashme e kujtesës dhe krenarisë tonë kombëtare, për luftën tonë të drejtë çlirimtare.
Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!