Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar Adem Demaçin, me rastin e 87 vjetorit të lindjes.
“Jeta dhe vepra e Bacit Adem është historia jonë e ndritshme, për secilin që mban lartë flamurin kuq e zi, nderin, dinjitetin dhe përkushtimin atdhetar”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Në ditëlindjen e 87, e kujtoj me nderim të thellë e të sinqertë, Bacën Adem.
Baca Adem, ishte legjenda, mësimi ynë i qëndresës, vigan i mendimit, libër i hapur i historisë e atdhedashurisë.
Jeta dhe vepra e Bacit Adem është historia jonë e ndritshme, për secilin që mban lartë flamurin kuq e zi, nderin, dinjitetin dhe përkushtimin atdhetar.
Përgjithmonë në mendjet tona. Përgjithmonë në zemrat tona.