5.8 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Lladrovci përkujton 42 dëshmorët dhe mbi 320 martirët e komunës së Drenasit

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në përvjetorin e rënies ka përkujtuar 42 dëshmorët dhe mbi 320 martirët e Komunës së Drenasit, duke theksuar se sot ishte ditë e rëndë për komunën dhe kombin.

Ai po ashtu ka përkujtuar edhe heroin Ilaz Kodra, i cili ishte pasues i heroit Fehmi Lladrovci në krye të Brigadës.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sot ishte ditë e rëndë për komunën tonë dhe kombin, ishte ditë përkujtimi për 42 dëshmorët dhe mbi 320 martirët e fshatrave Tërstenik, Vërboc, Gllobar, Shtuticë, Dashec, Baks dhe fshatrat përreth.

Me nderime, sot, është bërë zbulimi i pllakave përkujtimore të Dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Shtuticë dhe Gllobar, ku u përjetësuan emrat e dëshmorëve dhe martirëve të kësaj ane.

Komuna e Drenasit ishte vatër rezistence dhe e çlirimtarëve, andaj dhjetëra masakrat e kryera nga okupatori serb në komunën tonë, janë dëshmi e ligësisë së tyre për hakmarrje kundër UÇK-së, duke masakruar pleq, gra e fëmijë.

Në 24 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, kujtoj me nderim, komandantin e UÇK-së, Ilaz Kodrën.

Pas rënies heroike të Fehmiut, Komandant i 114, Komandant u emërua Ilazi, për të vijuar qëndresën dhe luftën çlirimtare deri në rënien e tij.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi veprës heroike të Ilaz Kodrës!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://instagram.com/p/CrqpfLRtX1O/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit