Ramiz Lladrovci në rrjetin social ka publikuar foto me Nait Hasanin, i ka dhënë përkrahje në zgjedhje duke e vlerësuar se ai i duhet Kuvendit të Republikës, raporton Scanner.
“Nait Hasani i duhet Kuvendit të Republikës, i duhet për karakterin e tij të pathyeshëm, për të kaluarën, për punën në shtetformim e shtetndërtim”, ka shkruar Lladrovci.
Për më tepër, Lladrovci ka thënë se Nait Hasani i duhet Kuvendit “për vizionin e tij për Kosovën dhe kombin. Voto 130, voto 42, Nait Hasani! Bashkë. Përpara”.
https://www.facebook.com/share/p/17YSturF7p/?mibextid=wwXIfr






