Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë homazhe me familjarët e heroit dhe bashkëpunëtorët, në Memorialin e Dëshmorëve në Abri të Epërme për heroin e kombit, Azem Hajdaraj.
“Babait të heroit, Bacës Miftar i thash se jemi përjetësisht falënderues për të gjithë kontribuesit e lirisë tonë, në veçanti heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, ka deklaruar Lladrovci.
Postimi në instagram:
Sot, në Abri të Epërme, me familjarë të heroit dhe qytetarë, kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur lule të freskëta pranë Memorialit të Dëshmorëve, në shenjë nderimi e përkujtimi për heroin Azem Miftar Hajdaraj, me rastin e përvjetorit të rënies në altarin e lirisë.
Nderimi për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë, është detyrim yni dhe gjeneratave që vinë, për të marrë frymëzim si duhet atdheu dhe sa me vlerë është liria.
Babait të heroit, Bacës Miftar i thash se jemi përjetësisht falënderues për të gjithë kontribuesit e lirisë tonë, në veçanti heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit.
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!