Pas komenteve të shumëta, lidhur me drekën në Blinajë, Ramiz Lladrovci ka reaguar edhe një herë, duke theksuar se pema njihet nga frutat.
Postimi i tij në fb:
Miq e dashamirë, nuk ishte drekë tradhtie e as e sajuar në Blinajë sipas menysë së qindra komentuesve apo ndonjë gazetari.
Ndjej keqardhje për nivelin e pikëvështrimeve dhe konspiracionet e paqena të lidhura me të.
Të kotë e shoh debatin me patriotët e vonuar, belaxhitë, mercenarët e puthadorët. Bedelët dhe keqbërësit me kurriz pres të thehen, jo PDK.
Komentues laramanë, pema njihet nga frutat, pini ujë dhe mos u bëj keqdashës!
https://www.facebook.com/share/p/14FfT21aaVX/?mibextid=wwXIfr






