8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Lladrovci pas shpalljes “Qytetar Nderi” të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit: Krenar me Asamblenë e Drenasit!

- Advertisement -

Me propozim të kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është aprovuar me votim në Kuvendin e Komunës së Drenasit, vendimi për të shpallur “Qytetar Nderi”, katër personalitete të cilët i ka quajtur “heronj të luftës e paqes”, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Sot, jam shumë krenar, sepse mund të japim së bashku me asamblenë, një titull, titull që flet se ata janë pjesë e jona, janë krenaria jonë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sot, me propozimin tim, Kuvendi i Drenasit ua dha një mirënjohje simbolike, bijve të denjë të kombit, ish presidentit Hashim Thaçit, ish kryeparlamentarit Kadri Veselit, ish kryeparlamentarit dhe deputetit Jakup Krasniqit dhe ish deputetit Rexhep Selimi, titullin “Qytetar Nderi”.

Mirënjohja nuk ka të bëj me politikën, por, ne këtu, në Kuvendin e komunës së Drenasit, dëshmojmë se ata janë heronj të luftës dhe paqes, për kontributin e tyre jetësor, ata janë edhe “Qytetarë Nderi”, të komunës së Drenasit, për aq sa do të ekzistojmë si komunë.

Historia lindi këtu, në Drenicë, dhe ne me një simbolikë të thjeshtë, duam ta japim lajmin se ata edhe si qytetarë nderi, janë krenari e komunës tonë dhe krenari e kombit!

Sot, jam shumë krenar, sepse mund të japim së bashku me asamblenë, një titull, titull që flet se ata janë pjesë e jona, janë krenaria jonë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi.

Megjithëse jeni me trup larg, ne ju kemi pranë, sot e gjithmonë, juve çlirimtarë, juve liridashës, juve heronj të luftës e paqes!

Krenar me asamblistët dhe asamblenë e komunës së Drenasit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Lavdi heronjve, dëshmorëve e martirëve të lirisë!

 

https://www.facebook.com/share/p/762PkWDBMQwAVE7a/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit