Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me asamblistët e të gjitha partive kuvendore, drejtorë e zyrtarë, ka ngushëlluar familjen Bunjaku në Samadraxhë të Vushtrrisë, për heroin Afrim Bunjakun, i cili ditë më parë u vra nga terroristët serbë, raporton Scanner.
Kosova ka bij e bija që i dalin zot atdheut, ka theksuar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Bashkë me asamblistë të grupeve kuvendore, drejtorë e zyrtarë, shkuam në Samadrexhë, për të ngushëlluar familjen atdhetare Bunjaku, për heroin më të ri të Kosovës, Afrimin.
Dhimbja për heroin Afrim Bunjaku, është e madhe. Ne qytetarët e komunës së Drenasit i bashkohemi kësaj dhimbjeje e cila përfshiu tërë shtetin dhe kombin tonë, duke theksuar se Kosova ka bij e bija që i dalin zot atdheut!
Lavdi jetës dhe veprës së heroit Afrim Bunjaku!
https://instagram.com/p/CxsybhFNmIH/