Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se sot në Asamblenë komunale, është miratuar Harta Zonale e komunës, raporton
Me këtë miratim, po fillon faza e re e zhvillimit për qytetarët dhe komunën, perspektiva për të gjitha ndërtimet e ulëta, të mesme dhe të larta në qytetin e Drenasit, ka theksuar Lladrovci.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Me kënaqësi, ju njoftoj se sot, në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës, është miratuar Harta Zonale e Komunës së Drenasit 2022-2030, si dokumenti më i rëndësishëm në fushën e planifikimit hapësinor.
Komuna jonë, me miratimin e hartës zonale, kompleton legjislacionin në fushën e planifikimit hapësinor, si Harta Zonale, Plani Zhvillimor Komunal dhe planet rregulluese të hollësishme, në harmoni me ligjin e ri të Planifikimit hapësinor.
Me këtë miratim, po fillon faza e re e zhvillimit për qytetarët dhe komunën, perspektiva për të gjitha ndërtimet e ulëta, të mesme dhe të larta në qytetin e Drenasit.
Shpreh falënderim për ekspertët nga GIZ-i, ekspertët e kompanisë hartuese të HZK-së nga Plan A Consulting, Ekipit Komunal për Planifikim Hapësinor, zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe të gjithë qytetarët me grupet e interesit që morën pjesë në hartimin e këtij dokumenti jetik për zhvillimin e komunës tonë.
Urime, urime, urime!