Home Lajme Lladrovci optimist për zhvillimin e turizmit në komunën e Drenasit

Lladrovci optimist për zhvillimin e turizmit në komunën e Drenasit

0
Lladrovci optimist për zhvillimin e turizmit në komunën e Drenasit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot ekspertin e turizmit, Zekë Çekun, ekspert i turizmit.

“Me mikun tim të moçëm, Zekë Çekun, ekspertin e parë të turizmit në Kosovë, diskutuam për kapacitetet e turizmit në komunën e Drenasit”, ka deklaruar Lladrovci.

Ai ka theksuar se “zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit kërkon strategji e cila do të ishte e realizueshme kur kemi parasysh pasuritë tona naturore, kulturore, historike, arkeologjike, mjedisore, etj.”

Faleminderit Zekë për vizitën dhe optimizmit të përbashkët rreth zhvillimit të turizmit në komunën tonë, ka shkruar Lladrovci.

Exit mobile version