30.7 C
New York
Sunday, June 22, 2025

Buy now

Lladrovci optimist: Fitore më 12 Tetor me më së shumti kryetarë komunash dhe asamblistë të PDK-së

- Advertisement -

Pas Konventës së PDK-së, kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, njëherësh kryetar i komunës, ka theksuar se në konventë u dëshmua se të gjitha fuqitë e kësaj partie janë drejtuar nga fitorja e zgjedhjeve lokale.

Nuk guxojmë të ndalemi, Partia Demokratike e Kosovës nuk guxon të ndalet, sepse, ndalet Kosova, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Konventa e 11-të dëshmoi se mund ta fitojmë çdo sfidë, u dëshmua se të gjitha fuqitë tona janë drejtuar nga fitorja e zgjedhjeve lokale.

Qëllimi ynë është i arritshëm: Fitore më 12 Tetor me më së shumti kryetarë komunash, me më së shumti asamblistë të PDK-së.

Kosova po keq qeveriset si asnjë herë më parë, pa plan, pa strategji dhe pa miq!

Mos të lejojmë që mashtrimi dhe keqqeverisja të zbres në komuna.

Ne kemi guxim e dije për qeverisje të mirë lokale, me barazi para ligjit dhe mundësi të barabarta. Jemi dëshmuar dhe ia kemi marrë dorën vendit të parë për performancën komunale.

Të jemi unik dhe të fitojmë, sepse fitorja në zgjedhjet lokale i duhet edhe liderëve tanë të luftës e paqes, i duhet Kosovës.

Nuk guxojmë të ndalemi, Partia Demokratike e Kosovës nuk guxon të ndalet, sepse, ndalet Kosova!

https://www.facebook.com/share/19miPLik4C/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit