Me rastin e Ditës së shkollës së I.A.A.P. “Fehmi Lladrovci”, ku mori pjesë kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, familjarë të nxënësve të vrarë të kësaj shkolle, veteranë të arsimit, stafit arsimor, qytetarëve dhe nxënësve, u zbulua pllaka memoriale me emrat e nxënësve dëshmorë të kësaj shkolle.
Me punën Tuaj ju i bëni nder kombit, nderoni heroin “Fehmi Lladrovci”, familjet tuaja dhe vetën. Suksese të mëtejme, ka uruar Lladrovci.
Postimi i tij në rrjetin social:
Me rastin e Ditës së shkollës, I.A.A.P. “Fehmi Lladrovci”, bashkë me veteranë të arsimit, familjarë të nxënësve të vrarë gjatë luftës çlirimtare, qytetarë, nxënës e bashkëpunëtorë, mora pjesë në shënimin e kësaj dite, njëherësh zbuluam Pllakën memoriale me emrat e nxënësve dëshmorë të kësaj shkolle.
Shënimi i Ditës së shkollës, ishte rast të shihnim rezultatet e shkëlqyera të nxënësve dhe punën e shkëlqyer të stafit menaxhues dhe arsimor, të cilët prezantuan të arriturat e nxënësve në disa fusha ku u prezantua edhe një program kulturor.
Nxënësit tanë po dëshmojnë suksese të shkëlqyera në garat nacionale në shumë fusha, si në teknologji informative, matematikë dhe shkencat tjera si dhe sport e kulturë. Këto suksese do ta bënin krenar heroin tonë, Fehën, i cili i jepte rëndësi të madhe arsimimit të gjeneratave të reja.
Me punën Tuaj ju i bëni nder kombit, nderoni heroin “Fehmi Lladrovci”, familjet tuaja dhe vetën. Suksese të mëtejme!
Staf menaxhues dhe arsimor, profesorë e nxënës, urime Dita e Shkollës!
I përjetshëm është kujtimi për nxënësit dëshmorë të kësaj shkolle gjatë luftës çlirimtare!
https://www.facebook.com/share/p/1UHG2c8y2c/?mibextid=wwXIfr