23.5 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Lladrovci: Nuk u mor mësim nga përvoja e “Feronikelit” për furnizim me energji

- Advertisement -

Me një opinion në rrjetin social, Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit, ka theksuar se “për fat të keq, nuk u mor mësim nga përvoja e “Feronikelit” për furnizim me energji, tash, bizneset vendore do të kenë përvojë të cilën do ta paguajmë të gjithë.

Rreth 700 punëtorë me kontrata të drejtpërdrejta dhe mbi 500 të tjerë të angazhuar në mënyrë indirekte, po marrin vetëm 65% të pagës, tash e 20 muaj që nga ndalimi i prodhimit, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i tij në fb:

Kur e kemi alarmuar gjendjen e furnizimit me energji të gjigantit industrial “Feronikeli”, vite më parë, vendimmarrësit e Republikës së Kosovës, nuk e trajtuan mundësinë për ta furnizuar me rrymë.

Gjendja e “Feronikelit” në vitet e fundit është përkeqësuar

Gjendja e “Feronikelit” në vitet e fundit është përkeqësuar ndjeshëm. Rreth 700 punëtorë me kontrata të drejtpërdrejta dhe mbi 500 të tjerë të angazhuar në mënyrë indirekte, po marrin vetëm 65% të pagës, tash e 20 muaj që nga ndalimi i prodhimit.

Ftohja e furrës elektrike është proces që kërkon investime milionëshe për ristartim dhe e ka bërë edhe më të ndërlikuar rikthimin në funksion.

Pavarësisht kësaj situate të rëndë, nuk ka pasur asnjë reagim solidar nga kompanitë e mëdha vendore e as ndonjë veprim konkret nga Qeveria për të ndërhyrë dhe për ta përmirësuar gjendjen.

Askujt, nuk i bëri përshtypje mospuna e “Feronikelit”, mbase dikush e mendonte se biznesi nuk mund të shpërngulej nga Kosova dhe pronarët paguajnë se “janë të fuqishëm”.

Kur kjo situatë përkthehet te bizneset tjera vendore për zbatimin e blerjes së energjisë nga bursa, dëmet do të jenë të pariparueshme.

Për fat të keq, nuk u mor mësim nga përvoja e “Feronikelit” për furnizim me energji, tash, bizneset vendore do të kenë përvojë të cilën do ta paguajmë të gjithë!

https://www.facebook.com/share/1CJtwSugCU/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit