10.3 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Lladrovci: Nuk jam i kënaqur aspak me projektbuxhetin e aprovuar (Video)

- Advertisement -

Buxheti 2023  që në parim u votua këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës, nga Qeveria u vlerësua zhvillimor. Por me këtë konstatim nuk po pajtohet opozita, e cila po e akuzon Qeverinë për diskriminim të komunave që nuk i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje.

I pakënaqur po shprehet edhe kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Nuk jam i kënaqur aspak me projektbuxhetin e aprovuar. Projekt në proces, kanë mbetur në pritje e nuk kemi projekte të reja, të propozuara nga ana jonë. Kemi dhjetëra projekte që ani pse kemi kërkuar aprovimin buxhetor nga qeveria, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Në disa prej tyre, janë ndarë vetëm një pjesë e vogël e parave që nevojiten për përfundimin e tyre”, ka thënë ai.

Këto akuza po i hedh poshtë, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Tregon kriterin që Qeveria Kurti e kishte për shpërndarjen e buxhetit dhe projekteve për komunat.

Si diçka gjithçka të zakonshme, krejt këtë situatë po e sheh njohësi i çështjeve ekonomike, Lavdim Hamidi.

Përmend raste në të kaluarën kur krerët e qeverive prioritet i kishin qytetet nga e kishin prejardhjen, apo edhe komunat në të cilat kishin mbështetje më të madhe elektorale.

Gjatë të enjtes, me shumica votash deputetët kaluan në lexim të parë projekt buxhetin për vitin 2023. Kritika morën nga opozitarët dhe jo vetëm.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, votoi kundër, nën arsyetimin se ky buxhet rrezikon sigurinë kombëtare. Ndërsa deputeti tjetër i pushtetit Haki Abazi akuzoi qeverinë për mungesë strategjie.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit