27 C
New York
Tuesday, July 1, 2025

Buy now

Lladrovci: Nuk është aq i pameçëm Memli Krasniqi mos me pranu rezultatin tim, po provon me bo nifar balanci

- Advertisement -

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është pyetur për deklaratat e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi për problemet në degën e Drenasit, dhënë në “Pressing” të T7.

Lladrovci ka thënë në “Debat Plus” se Krasniqi “nuk është aq i pamençur sa mos ta pranojë rezultatin e tij”.

Tutje, Lladrovci ka thënë se qeveria e tij lokale ka qeverisur me duar të pastra, duke thënë se beso që Krasniqi e pranon këtë.

Por, thotë se Krasniqi po përpiqet ta mbajë një balancë.

“Unë nuk besoj që Memli Krasniqi nuk e ka pranu rezultatin tim sepse nuk është aq i pamençur mos me pranu rezultatin. Unë e kam përcjell atë ditë debatin, ai po provon me mbajtë njëfarë balanci”, ka thënë Lladrovci.

Të ngjashme

Të fundit