7.1 C
New York
Thursday, January 8, 2026

Buy now

Lladrovci njofton se vetëm rruga Drenas – Guri i Plakës mbetet e pakalueshme

- Advertisement -

Rrugët e Drenasit janë liruar me përjashtim të rrugës Drenas – Guri i Plakës, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social.

Postimi i tij në fb:

Qytetarë të nderuar,

Ju falënderoj për respektimin e vendimeve të Drejtorisë së Emergjencave dhe Policisë së Kosovës në situatën e vërshimeve.

Aktualisht, janë ndalur reshjet dhe rruga e vetme e bllokuar është rruga Drenas-Guri i Plakës, rrugët tjera të cilat kanë qenë të bllokuara, janë të kalueshme, por, kërkohet kujdes.

Angazhimet me prioritet për ujin te Lokalet e reja, afër Stacionit të Autobusëve po japin rezultat dhe së shpejti situata do të përmirësohet.

Qytetarë të nderuar,

Respektoni vendimet e organeve kompetente, jepni ndihmë ku mundeni për tejkalim të situatës dhe shtoni kujdesin!

https://www.facebook.com/share/p/1GG8ouAH78/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit