Home Lajme Lladrovci njofton se Shaban Asllanaj ka aderuar në PDK: “Fitorja është opsioni ynë i vetëm”

Lladrovci njofton se Shaban Asllanaj ka aderuar në PDK: “Fitorja është opsioni ynë i vetëm”

0
Lladrovci njofton se Shaban Asllanaj ka aderuar në PDK: “Fitorja është opsioni ynë i vetëm”

Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit dhe shef i shtabit zgjedhor të PDK-së në këtë komunë, ka njoftuar për aderimin e Shaban Asllanajt nga Abria në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sipas Lladrovcit, Shaban Asllanaj ka vendosur të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), duke shprehur zhgënjimin ndaj premtimeve të papërmbushura të kësaj partie. Me vullnet të plotë, Asllanaj i është bashkuar PDK-së, duke u angazhuar për fitoren e kësaj partie dhe për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën.

“Në shtëpinë time, me shokë, e mirëpritëm ardhjen e Shaban Asllanajt, i cili tashmë do t’i kontribuojë fitores së PDK-së, partisë së themeluar nga Drejtoria politike e UÇK-së me Hashim Thaçin në krye,” ka deklaruar Lladrovci.

Ai theksoi se Drenasi, si “djep i UÇK-së dhe bastion i pathyeshëm i PDK-së”, vazhdon të rritet me aderime të reja nga familje dhe individë atdhetarë si Shaban Asllanaj.

“PDK është boshti kurrizor i shtetit dhe shtetësisë së Kosovës. Fitorja është opsioni ynë i vetëm!” përfundoi Lladrovci.

Exit mobile version