Pas pjesëmarrjes në varrim, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen e Kadri Veselit dhe familjen e tij, me rastin e vdekjes së nënës, shkruan Scanner.
Në shekullin e jetës së saj, nëna Ajshe ju ka edukuar dhe përgatitur për luftën e gjatë për çlirim, duke pritur e përcjellë shokët tuaj, deri sot, kur ne e përcollëm me nderim dhe dhimbje, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Familje e nderuar Veseli,
Shoku im Kadri,
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për kalimin në amshim të nënës Ajshe.
Gjatë varrimit të nënës Ajshe, ndjeva dhimbje të madhe, sepse, për herë të dytë, jemi në varrezat e Broboniqit, me mallin dhe peshën e kujtimeve që sjell padrejtësia.
Në shekullin e jetës së saj, nëna Ajshe ju ka edukuar dhe përgatitur për luftën e gjatë për çlirim, duke pritur e përcjellë shokët tuaj, deri sot, kur ne e përcollëm me nderim dhe dhimbje.
Kjo na bën të jemi edhe më të përkushtuar për vlerat e shtetit tonë, të ndërtuar mbi përkushtimin dhe sakrificën që vazhdon edhe sot, në përballje me padrejtësinë.
Ngushëllime. Mbahuni të fortë!