Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të humanistit Mentor Maliqi nga Korrotica e Ulët. Me veprat dhe përkushtimin e tij ndaj njerëzve në nevojë, ai la gjurmë të respektuara në shoqërinë tonë dhe në kujtesën e të gjithë atyre që patën rastin ta njohin.
Në këto çaste të vështira për familjen Maliqi, në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Drenasit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë”, shtoi tutje kryetari Lladrovci.
Kujtimi për humanistin Mentor Maliqi do të mbetet gjithmonë i nderuar dhe i paharruar.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.






