11.8 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Lladrovci ngushëllon familjen Halilaj me rastin e vdekjes së babait të dëshmorit Ragip Halilaj, Hasan Halilaj

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen Halilaj për vdekjen e Hasan Halilaj, babait të dëshmorit Ragip Halilaj.

“Me dhimbje e pikëllim mora lajmin se babai Ragipit, baci Hasan, ka kaluar në amshim. Një baba dëshmori i cila dha një pjesë të shpirtit për lirinë e vendit tonë. Dha më të dashurin e tij, të birin, për atë që sot ne e gëzojmë, Kosovën e lirë.

Baballarët e dëshmorëve nuk po vdesin, ato po shkojnë në përjetësi tek më të dashurit e tyre, tek dëshmorët e kombit të cilët nuk kanë vdekur, kanë lindur në përjetësi me rastin e sakrificës për lirinë e atdheut”, shtoi tutje kryetari Lladrovci.

Dëshmorët medoemos frymëzimin e morën nga familja, nga trungu i tyre, nënat dhe baballarët që dashurinë ndaj fëmijëve e sakrifikuan për dashurinë ndaj Atdheut të tyre.

Ngushëllime familjes Halilaj, mbahuni të fortë!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit