Më rastin e humbjes së Andrit Gjeli nga fshati Likoshan i Drenasit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Gjeli për humbjen e djalit të tyre.
“Na tronditi pa masë lajmi tragjik se ka humbur jetën në aksident, biri juaj, Andriti. Kjo tragjedi dhe humbje e madhe për Familjen tuaj të nderuar, është njëkohësisht edhe humbje për të gjithë neve që Ju njohim, si familje me kontribut atdhetar me gjenerata. Në këto orë të rënda për familjen Gjeli, jemi pranë jush, për të marrë sado pak nga dhimbja Juaj për birin Tuaj, Andritin. Ju nuk jeni vetëm në këtë tragjedi. Mbahuni të fortë, ngushëllim Juve, miqve e dashamirëve Tuaj.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Andritin!