0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Lladrovci ngushëllon familjen Fazliu për vdekjen e babait të dy heronjve

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar famijen Fazliu me rastin e vdekjes së babit të dy heronjve, Zymer Fazliu.

Mes tjerash, kryetari Lladrovci është shprehur se “Nderimi im për Bacën Zymer ishte i madh, sepse ai ishte edukatori i parë i Luanit të UÇK-së, heroit Asllan Fazliu, Mehdiut dhe vëllait Milazimit, por edhe si burrë i traditës, fjalës e besës”.

Shkrimi tij i plotë:

Sot, kaloi në amshim, babai i dy heronjve, Zymer Fazliu. Me dhimbje të madhe dhe pikëllim e mora këtë lajm, sepse, Baca Zymer me urtësinë e tij, si baba i dy dëshmorëve dhe vëlla i dëshmorit, i jepte hijeshi e vlerë vendit kudo ndodhej.

Nderimi im për Bacën Zymer ishte i madh, sepse ai ishte edukatori i parë i Luanit të UÇK-së, heroit Asllan Fazliu, Mehdiut dhe vëllait Milazimit, por edhe si burrë i traditës, fjalës e besës.

Gradica, Drenasi dhe Drenica mbeti pa një burrë fisnik dhe të fjalës, ndërsa familja e gjerë pa një prind dhe edukator shembullor, i cili në kohërat më të vështira, i edukoi bijtë e tij që të japin jetën për atdhe.

Familjes Fazliu, miqve dhe dashamirëve të familjes, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Mbahuni të fortë!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit