Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shprehur ngushëllime familjes Çelaj nga fshati Kizhnarekë më rastin e humbjes së familjarit të tyre, Daut Çelaj, gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, njësia në Drenas.
“Më dhimbje morëm lajmin për vdekjen e hershme të Daut Çelaj nga Kizhnareka. Dauti ishte i përkushtuar në punën e tij, sinqerisht ndaj dhimbjen dhe ngushëlloj familjen Çelaj për humbjen e Dautit. Shpirti i tij u prehtë në paqe “, ka ngushëlluar Kryetari Lladrovci.